Shkatërrohet klani mafioz që trafikonte drogë nga Shqipëria

Mbi 150 trupa të Policisë Italiane të provincës së Barit, me ndihmën e një helikopteri kanë ekzektuar në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit operacionin e koduar "Drug boat".
Operacioni ka çuar në shkatërrrimin e klanit mafioz Velluto i cili kontrollonte territorin e lagjeve Carrasi e San Pasquele të Barit.

Në pranga janë vënë 17 anëtarë të këtij klani të drejtuar nga bosi Domenico Velluto. Ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të drogës, mbajtje ilegale të armëve dhe muncioneve luftarake, si dhe pjesëmarrje në aktivitetet kriminal mafioz.

Hetimet e operacionit "Drug Boat" kanë zbardhur pak kohë më parë trafikimin e 700 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë për llogari të këtij klani mafioz.

Droga është trafikuar përmes detit me një gomone me 2 motorra të fuqishëm prej 250 kuaj fuqi.

Hetuesit italianë kanë mundur të sekuestrojnë sasinë e drogës e cila ishte magazinuar në një vilë në qytezën Torre a Mare të Barit.

Droga do t'i sillte klanit mafioz një përfitim prej mbi 5 milionë euro.

Në të njëjtën vilë pak kohë më parë policia italiane ka sekuestruar një sasi municionesh, armë luftarake, një sasi plumbash për armë të ndryshme zjarri si dhe karikatorë kallashnikovi. Gjithashtu janë gjetur dhe rreth 20 kg marijuanë e 10 kg hashash.

17 personat e arrestuar të klanit Velluto janë të gjithë shtetas italianë, 12 prej atyre janë në arrest me burg e 5 të tjerë në arrest shtëpiak.

Lista e të arrestuarve me burg:

Domenico Velluto, 53 vjeç, i quajtur 'Mimo Velluto'

Francesco Castoro, 51vjeç,  i quajtur “Grisù”;

Vincenzo De giglio, 28enne,  i quajtur “Bizelja”;

Paolo Ferrara, 43 vjeç

Francesco Franco, 28 vjeç

Cosimo Gallo, 56 vjeç

Gianluca Marvulli, 36 vjeç, i quajtur “Luca”;

Umberto Ranieri, 50vjeç

Luigi Perfetto, 57vjeç

Vito Pinto, 42 vjeç

Pietro Romito, 33vjeç, i quajtur “Piero Proshuta”

Nicola Sassanelli, 40 vjeç, i quajtur “Banana”.


Të ndaluarit me arrest shtëpie:

Renato Colasuonno, 66 vjeç, i quajtur “Marcello”

Angelo Fanelli, 34 vjeç

Davide Memola, 39 vjeç

Antonio De Manna, 35 vjeç

Umberto Fraddosio, 35  vjeç


EMISIONET