Grabitja në Librazhd, gjinekologut i marrin 10 milionë lekë në banesë

Grabitja në Librazhd, gjinekologut i marrin 10 milionë lekë

Seria e grabitjeve të dhunshme këtë javë vijoi në Librazhd, ku gjatë natës u grabit banesa e një mjeku. Autorët të maskuar dhe nën kërcënimin e një thike mësohet se i morën mbi 10 mln lekë dhe bixhuteri me vlerë. Kjo ishte goditja e tretë e maskave nga e marta, por asnjë autor nuk ka përfunduar në pranga.

Një mjek u grabit dhe u dhunua në banesën e tij në Librazhd.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Persona ende të paidentifikuar hynë në banesën e gjinekologut Kujtim Albrahimi dhe nën kërcënimin e armës morën një sasi rreth 10 mln lekë dhe bizhuteri me vlerë të konsiderueshme.

Në momentin e grabitjes mësohet së në banesë ka qenë vetë mjeku dhe bashkëshortja e tij.

Ata kanë bërë rezistencë dhe për pasojë grabitësit i kanë dhunuar duke u shkaktuar lëndime.

Policia e Librazhdit ka  shoqëruar 13 persona të dyshuar që mund të kenë lidhje me grabitjen e dhunshme, por ende nuk ka një autor.

Vetë mjeku, ka deklaruar se nuk ka konflikte.

Shtëpia e Albrahimi është e pajisur me 8 kamera sigurie, pamjet e të cilave janë marrë nga policia e Librazhdit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e grabitësve.

Të enjten një tregtar 75-vjeçar u dhunua dhe u grabit nga një çift në Peqin, të cilët sipas tij iu futën në banesë dhe i dhanë një lëng paralizues.

Ndërsa të martën një biznesmen u grabit dhe u dhunua në Korçë.

Ngjarjet mbeten ende pa autorë, ndërsa grabitjet dhe vjedhjet po kthehen në fenomen shqetësues në shumë zona të vendit.

EMISIONET