Grabiti euro në banesë, arrestohet i riu në Berat

Grabiti euro në banesë, arrestohet i riu në Berat

Një 22-vjeçar është ndaluar nga policia pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një banesë në Berat.

I riu E.Ç., banues në fshatin Lybeshë, në bashkëpunim me 17-vjeçaren Xh.Z., banuese në Ullinjas grabitën një sasi eurosh në banesën shtetasit E.Z.

17-vjeçarja u procedua në gjendje të lirë ndërsa eurot e grabitura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Është ndaluar shtetasi E.Ç, 22 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, si dhe proçedua në gjendje të lirë shtetasen Xh.Z, 17 vjeçe, banuese në Ullinjas Berat. Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi eurosh në banesën e shtetasit E.Z, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,"-raporton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET