Grabitësit thyejnë Postën në Durrës por u shkon huq me kasafortat bosh

Grabitësit thyejnë Postën në Durrës por u shkon huq me

Njësia e postes së lagjes 18 të qytetit të Durrësit ka rënë pre e vjedhjes. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15, në lagjen Nr.18 të qytetit bregdetar, ku është vjedhur me thyerje Njësia e Postës. 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. 

Mësohet se autorët që dyshohet të kenë qenë dy persona tashmë të arrestuar nga policia hynë nëpërmjet derës kryesore. 

Autorët kanë thyer derën kryesore dhe kanë depërtuar në ambjentet e brendshme të postës duke tentuar të thyejnë edhe kasaforten.

 Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk është vjedhur asnjë gjë, pasi nuk kanë mundur të hapin kasafortën. 

Kamerat kanë fiksuar dy autorët, të cilët u arrestuan pak minuta më vonë në zonën e spitallës. “Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar dy shtetas si autorë të dyshuar.

Për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japin detaje për momentin.

Informacion paraprak i policisë

Më datë 28.06.2018, rreth orës 04:15, në lagjen Nr.18 është vjedhur me thyerje Njësia e Postës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen  e ngjarjes.

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar dy shtetas si autorë të dyshuar.

Për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japin detaje për momentin.

EMISIONET