Grabitësi i maskuar i veshur me rroba ushtarake grabit filialin e një banke në Tepelenë

Grabitësi i maskuar i veshur me rroba ushtarake grabit filialin e një

Një bankë e nivelit të dytë u grabit pasditen e sotme në qytetin e Tepelenës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 minuta kur një person i maskuar është futur në filialin e bankës dhe nën kërcënimin e armës dyshohet se ka marrë një sasi parash që ndodheshin në arkë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Autori me veshje ushtarake dyshohet se ka qene nen vëzhgim të bankës gjatë gjithë ditës.

Mësohet gjithashtu se pas grabitjes së parave, personi i maskuar është larguar me një makinë që po e priste jashtë ndërtesës së bankës.

Grabitësi ka evituar patrullën e policisë që ka qenë në qarkullim. Banka nuk ka dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë.

Në grabitje të jetë përfshirë vetëm një person dhe sipas burimeve është drejtuar drejt fshati Salari.

Policia thotë se e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

"Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Policisë lokale, në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë.Për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet.Policia është vënë në ndjekje të autorit, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen e tij" thuhet në njoftimin e policisë.


EMISIONET