Thyejnë bankomatin në Vorë, autorët nuk arrijnë të marrin lekët

Thyejnë bankomatin në Vorë, autorët nuk arrijnë të

Një bankomat është tentuar të grabitet në Vorë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia thotë se autorët nuk kanë mundur të vjedhin paratë.

Sipas të dhënave paraprake autorët kanë thyer bankomatin me sende të forta.

"Në orët e para të mëngjesit në Vorë, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen", sqaroi policia e Tiranës.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur identitetin e autoreve dhe dokumentimin e ngjarjes.

EMISIONET