Grabitet banka në Veri të Maqedonisë

Grabitet banka në Veri të Maqedonisë

Një filial i bankës “NLB Bank”, në Butel, të Maqedonisë së Veriut është grabitur nga disa persona ende të paidentifikuar, njofton në një postim në rrjetet sociale vetë banka.

Për të qetësuar klientët e saj, njoftohet se banka është duke punuar me autoritetet vendase për të zbuluar shifrën e saktë të parave që kanë mundur të marrin grabitësit.

Postimi i bankës: 

Raport, për grabitje në zyrën e degës së “NLB Bank”

Një grabitje me armë u bë mëngjesin e sotëm në zyrën e degës së NLB Bank, në Chair. Klientët që kanë qenë në degën tonë dhe punonjësit e Bankës janë të sigurt dhe në gjendje të mirë.

Në këtë pikë, Banka bashkëpunon me autoritetet kompetente për zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të rastit.

Pasuritë e klientëve tanë janë të sigurta, pasi Banka siguron të gjitha pasuritë e klientëve të saj. Paralelisht, ne punojmë me autoritetet hetuese për të përcaktuar sasinë e dëmit të bërë, për të cilat ne do ta informojmë më tej publikun.

EMISIONET