Një vajzë e re i shpëtoi sulmit të një grupi grabitësish mesnatën e djeshme (10 prill 2018)  në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet. 

Policia tha se agresorët i kanë shkaktuar plagë të lehta në krahë 18-vjeçares, e cila ka shpëtuar pa pasoja të tjera pasi ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit.

Dëshmitarët në vendngjarje pohuan se disa djem kanë tentuar ta grabisin të renë madje dhe duke e qëlluar me thikë në krahë.  Vajza ka marrë lëndime si pasojë e goditjes me thikë ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. 

Ka qenë reagimi i 18-vjeçares dhe fakti se krimi ndodhi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që kanë bërë të mundur që e reja tu shpëtojë autorëve të cilët janë larguar me vrap pas thirrjeve për ndihmë nga e dëmtuara.

 Forca të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

/Ora News.tv/