Grabitësi i dyshuar shqiptar gjendet i vrarë në "Audi"

Një grabitje përfundoi me gjakderdhje rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në Itali, ndërsa viktima dyshohet të jetë një shqiptar.  

Një bandë grabitësish vodhën një dyqan duhani në rrugën "Cairoli" në Ponte Felcino. Banditët ikën në bordin e një Audi me cigare dhe kartela gërvishtëse lotarish.  

Gjatë ndjekjes, roja e objektit mbeti i dëmtuar nga makina e autorëve. Pak momente më vonë, karabinierët u futën në aksion për arrestimin e tyre.

Gjatë ndjekjes, pati të shtëna me armë, ku një nga grabitësit mbeti i vdekur.

Viktima u gjet në pjesën e pasme të një "Audi A4" të braktisur në rrugicat e një fshati jo shumë larg dyqanit të duhanit ku ndodhi vjedhja.

Viktima, dyshohet se është me origjinë shqiptare, sipas një dokumenti të gjetur, ndërsa hetuesit nuk janë ende të sigurt për kombësinë e tij.

Anëtarët e tjerë të bandës arritën të iknin pasi braktisën veturën me kufomën brenda në "Via Radiosa".

Si pasojë e të shtënave, "Audi" kishte dritaren e pasme të shkatërruar, ndërsas në pjesën e bagazhit u gjetën kutitë e grabitura me cigare. Brenda mjetit nuk u gjetën armë zjarri.

/S.Ll/


EMISIONET