Google regjistron vendet e përdoruesve edhe kur ata e kanë kërkuar që të mos ndodhë, sugjeron një raport i Associated Press.

Çështja mund të ndikojë deri tek dy miliardë pajisje Android dhe Apple të cilat përdorin Google për harta ose kërkime.

Studimi, i vërtetuar nga hulumtuesit në Universitetin Princeton, ka zemëruar ligjvënësit e SHBA.

Google tha në përgjigje se 'ajo ofron përshkrime të qarta të mjeteve të saj dhe si t'i kthejnë ato'.

 Studimi zbuloi se vendndodhjet e përdoruesve regjistrohen edhe kur historia e vendndodhjes është çaktivizuar.

/Ora News.tv/