Uruguaji arriti një fitore mjaft të rëndësishme ditën e sotme ndaj Egjiptit duke fituar në minutat e fundit të takimit. Goli u shënua në fund nga mbrojtësi Gimenez dhe uruguajianët marrin tre pikët e arta.

Trajneri i skuadrës së Uruguait, Oscar Tabarez, edhe pse në një gjendje jo të mirë shëndetësore, nuk e ka mbajtur dot veten, por është ngritur dhe ka festuar, duke “harruar” dhimbjen për sëmundjen që ka.

Edhe pse i duhet një patericë për të lëvizur, u çua në këmbë menjëherë nga stoli, për të festuar golin. Festa e tij e çmendur, tregon se emocionet e futbollit i mposhtin ato të dhimbjes.

Tekniku Tabarez vuan nga një sëmundje që prek qelizat nervore të pjesës së sipërme të trurit që dobëson muskujt e gjymtyrëve dhe të gjoksit.

Tabarez feston si i cmendur on Vidnews.

/Ora News.tv/