Goli i parë në Bundesligë, Rashica: Ndihem i eksituar!

Sulmuesi i kombëtares kosovare Milot Rashica shënoj një gol me mjaft peshë për Werder Bremen, në fitoren 3-1 që kjo e fundit arriti kundër Koln. Pas ndeshjes, Rashica ka falënderuar tifozët vendas për atmosferën fantastike dhe përkrahjen e skuadrës deri në minutën e fundit

"Çfarë ndeshje!! Ende i eksituar. Stadium madhështor, atmosferë e pabesueshme nga fansat e Werderit, të cilët na përkrahën deri në minutën e fundit. Krenar që e shënova golin e parë për këtë ekip madhështor dhe të parin në Weser-Stadium”. Faleminderit djem!”,-ka shtuar Rashica në profilin e tij në "Facebook".

Për Rashicën, ky ishte goli i parë me skuadrën e tij të re, Werder Bremen, si dhe i pari në “Weser-Stadium”. Ai shënoi në minutën e 58-të për rezultatin 2-1, duke e ndihmuar skuadrën e tij të fitojë tre pikë të rëndësishme.

Statusi i Rashica në rrjetin social "Facebook":

EMISIONET