Golemi si Veliaj, kërkon ndihmën e biznesit për rehabilitimin e shkollave në Gjirokastër

Golemi si Veliaj, kërkon ndihmën e biznesit për rehabilitimin e

Kryebashkiaku i ri i Gjirokastrës, duket se ka marrë si shembull një nismë të homologut, Erion Veliaj, në Tiranë për tu ofruar fëmijëve ambiente më të mira për vitin e ri shkollor. Në kushtet kur thotë se nuk gjeti asnjë investim të planifikuar për ndërhyrje, ai ka kërkuar mbështetjen e biznesit.

Në një situatë, kur thotë se nuk gjeti asnjë investim të planifikuar për rikonstruksionin e shkollave dhe kopshteve, kryebashkiaku i  Gjirokastrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ka kopjuar një nismë të Erion Veliajt në Tiranë.

Flamur Golemi ka kërkuar ndihmën e biznesit për ndërhyrjet emergjente, në mënyrë që viti i ri shkollor për nxënësit e fëmijët të nisë me kushte sa më të mira.

Flamur Golemi: Duke qenë se gjeta një situatë financiare jo të duhur, nuk pashë asnjë investim të planifikuar për këto objekte, për këtë arsye ne kemi filluar që tani punën  që në 16 shtator të gjithë këto institucione, këto objekte, të kenë një tjetër qasje.

Duke e cilësuar këtë vetëm një fazë të parë, kryebashkiaku i Gjirokastrës thotë se institucionet e arsimit do të jenë prioritet.

Flamur Golemi: Të kemi një tjetër qasje për fëmijët tanë.

Në javët e para të detyrës, Golemi pezulloi nga detyra kreun e Argjensisë së Mirëqënies Sociale që mbulonte edhe shërbimin e mirëmbajtjes së shkollave, pasi një audit konstatoi shkelje ligjore.


EMISIONET