Golashënuesja më e mirë e vitit 2018 të futbollit të femrave, Megi Doçi komentoi situatën e këtij sezoni në Kategorinë Superiore. E ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" sulmuesja e kombëtares dhe Vllaznisë tha se titulli do të diskutohet mes Partizanit, Kukësit dhe Teutës, ndërsa foli edhe për dëshirën e saj në sezonin e ardhshëm.

"Kam vënë re që nga vitet e tjera është bërë një kampionat më i fortë. Mund të them se për fitimin e kampionatit shkon mes Partizanit, Kukësit dhe Teutës. Vllaznia po bën mirë në Kategorinë e Parë, dhe shpresojmë që të rikthehemi aty ku i takon."-tha Doçi.


/Ora News.tv/