Kampionët në fuqi të Golden State triumfuan përsëri 116-101 në sfidën e dytë çerekfinale të play-off të Konferencës së Perëndimit ndaj San Antonio Spurs.

Warriors udhëheqin 2-0 serinë e ndeshjeve edhe pse Stefan Curry mbetet jashtë për arsye dëmtimi, ndërkohë që loja në parket ishte mjaft i luftuar dhe e ekuilibruar.

Në çerekun e fundit të lojës Golden State krijoi distancën e pikëve, ku njeriu kryesorë i këtij triumfi ishte Kevin Durant që realizoi 32 pikë dhe 31 pikë nga Cley Tompson. Të dy lojtarët ishin liderit e skuadrës për skuadrën e Golden State.

Nga ana tjetër për San Antonio Spurs nuk mjaftuan 34 pikët e LaMarcus Aldridge.

/Ora News.tv/