Reperi Gold AG vjen me një tjetër homazh për dëshmorët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Projekti i ri muzikor që sapo është publikuar në Yotube, vjen në bashkëpunim me këngëtarin popullor nga Mitrovica, Ismet Bexheti, mban titullin "Prej Tropoje".

Teksti me doza të larta patriotike që vjen si dedikim për dëshmorin Tahir Sinani nga fshati Gri e Tropojës, në fakt është një homazh për të gjithë djemtë dhe burrat e Tropojës që shkuan vullnetarë në luftën e Kosovës dhe ranë dëshmorë për lirinë e saj.

Bashkë me frymën patriotike, klipi sjell pjesë nga bukuritë natyrore të Tropojës.

/Ora News.tv/