Gola, supriza dhe një derbi plot emocione.

Në Bundesligën gjermane u zhvilluan 5 nga ndeshjet e javës së 13-të ku u shënuar 17 gola.

Sfida që dhuroi spektakël ishte padyshim derbi i Ruhrit, me Dortmund që priste në “Signal Iduna Park” Shalke 04.

Verdhezijtë e drejtuar nga Peter Bozs barazuan një ndeshje të cilën deri në minutën e 94-të po e kryesonin.

Dortmund e nisi mbarë takimin duke gjetur rrjetën pas 12 minutash lojë kur gabonezi Pier Erick Aubamejang shtyu topin e rikthyer nga shtylla drejt rrejtës së mbrojtur nga Ralf Fahrmann.

Një autogol i Stramboulli (18’) thelloi avantazhin e miqve. Për të shënuar golin e tretë mendoi Mario Getze (20’) që goditi me kokë një krosim nga e djathta. Portugezi Guerrero ishte ai që i vendosi kapakun pjesës së parë, duke goditur topin fluturimthi për rezultatin 4 me 0, që mbeti i pandyshuar deri në fund të pjesës së parë.

Miqtë u rikthyen në lojë falë një goli nga Burgstaller në minutën e 61-të ndërsa goli i Harit në të 65-tën i kthej skuadrës besimin tek një rezultat pozitiv.

Dalja me karton të kuq i gabonezit Aubamejang, ia bëri më të lehtë punën “bluve”. Golat e Caligiuri në të 86-tën minutë dhe Naldo në fundin e lojës, i shërbyen për të marrë një pikë Shalkes, që mban pas krahëve rivalët e Dortmund, në rënditjen e përgjithshme


Rezultatet e takimeve tjera:

Eintracht Frankfurt – Bayern Leverkusen 0-1
Augsburg- Wolfsburg   2-1
Leipzig – Werder Bremen  2-0
Freiburg-Mainz 2-1

/Ora News.tv/