VIDEO/ Gol kuqezi në Seria B, ëndërrohet ngjitja në elitë

VIDEO/ Gol kuqezi në Seria B, ëndërrohet ngjitja në

Cosenza është rikthyer te fitorja dhe kjo falë mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku. Gjiganti i mbrojtjes kuqezi u tregua i saktë në një tentativë të tij në minutën e 55-të, duke i dhënë fitoren minimale 1-0 ndaj Spezia.

Ky ishte goli i parë i 27 vjeçarit në këtë sezon, ku në dy raste ka asistuar. Ndërkohë, kjo fitore e ngjit Cosenza në vendin e 11-të me 42 pikë, duke ngjallur shpresën për të siguruar një vend në play off-in e Seria A.

Kujtojmë që në fundin e sezonit aktual, Dermakut i skadon kontrata me skuadrën e Cosenza dhe për këtë fakt ka pasur interes të fortë nga shumë skuadra Europiane.




EMISIONET