Igli Tare ka treguar edhe njëherë anën e tij dinake. Drejtori sportiv i Lazios ka bërë një goditje fantastike në merkato, teksa ka gjetur akordin me një nga mbrojtësit më të mirë të Premier League angleze.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, konkretisht "The Independent", klubi nga kryeqyteti italian është pranë marrëveshjes me mbrojtësin e Liverpool, Alberto Moreno. Ajo që përforcon akoma më shumë zërat për një kalim të mundshëm të 26 vjeçarit te bardhekaltërit është një foto e postuar në rrjetet sociale, ku shfaqen Moreno me ish-shokun e tij te "The Reds", Lucas Leiva.

Ish-lojtari i Sevilla po numëron ditët e fundit në Liverpool, pasi kontrata me skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp skadon në fundin e sezonit aktual. Me fanellën e kuqe Moreno ka luajtur 5 sezone, duke qënë një element i rëndësishëm në organikën e kryesuesve aktual të Premier League.

/Ora News.tv/