Goditet organizata kriminale e trafikut të drogës, transportuesit gëlltisnin kapsulat me kokainë

Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës në vendet evropiane, përfshirë edhe Greqinë. Gjithsej janë arrestuar 70 trafikantë drogë dhe 10 krerë, të gjithë nga Nigeria.

Hetimet kanë zgjatur rreth 2 vjet, ndërsa transporti i drogës bëhej nga ajri kryesisht nga Amsterdami, Spanja, Franca, Greqia, Malta dhe Italia.

Transporti i kokainës dhe heroinës bëhej me metodën e gëlltitjes së dhjetëra kapsulave me peshë deri në 700 gr për rrugë.

Kreu i organizatës kriminale,  jetonte në Itali dhe prej aty organizonte të gjitha transportet.

Sipas një koloneli italian, një transportues polak, i cili u arrestua në Athinë ka bashkëpunuar me autoritetet greke. Sipas tij, i arrestuari ka pasur një rol të rëndësishëm në çmontimin e organizatës.

Autoritetet e Spanjës, Maltës dhe Francës bashkëpunuan gjatë hetimeve për të çmontuar këtë organizatë.

Siç raportohet nga autoritetet italiane, kjo organizatë kriminale ka vepruar në mënyrë autonome, pa bashkëpunimin e grupeve të tjera kriminale dhe përveç dy transportuesve polakë, përbëhej vetëm nga nigerianë.

EMISIONET