Një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë është goditur nga policia e Elbasanit. Lajmin e bën të ditur në studion e Arena gazetari Trashgim Sokolaj, redaktor pranë Ora News.

Sokolaj: "Në Elbasan sonte është goditur një grup kriminal me rrezikshmëri shumë të lartë. Janë arrestuar 8 persona, të cilët janë kapur me bomba me telekomandë, me mina me celularë."

Aksioni drejtohej nga drejtori i policisë Altin qato dhe prokurori rrethit Ardian Nezha. Personat po merren në pyetje në drejtorinë e policisë Elbasan.

Dyshohet se po përgatisnin të tjera atentate për shkak të mënyrës sesi ndodheshin armët në momentin e arrestimeve.

Ditën e sotme në Elbasan ishte edhe Kryeprokurorja Arta Marku, e cila ka deklaruar se  “Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezentë në jetën publike të qytetit, duke investuar në tregun privat dhe punët publike”.


/Ora News.tv/