Goditet banda e të miturve që grabisin kalimtarët, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Goditet banda e të miturve që grabisin kalimtarët, mes të

Policia greke ka goditur një bandë të miturish, të cilët ishin bërë makthi i banorëve dhe kalimtarëve në Athinë dhe në Kalithea qendrore.

Në pranga janë vënë 6 të rinj, të moshës 15 deri 17 vjeç. Ata janë 4 grekë, një shqiptar dhe një i mitur tjetër i huaj.

Të miturit kryenin grabitjet nën kërcënimin e thikës, duke përdorur edhe dhunë fizike.

Përveç kalimtarëve banda e të miturve grabiste edhe dyqane.

Arrestimi i tyre u bë pas disa muajsh vëzhgimi nga autoritetet greke.

Të Shtunën e kaluar, policia arrestoi një 15-vjeçar, anëtar të bandës, me anë të të cilit u zbuluan edhe bashkëpunëtorët e tjerë.  

EMISIONET