Policia e Tiranës ka goditur një grup të cilët kryenin vjedhjen e banesave në zona të ndryshme të kryqytetit.

Në pranga janë vënë tre persona për të cilët është provuar me dokumenta ligjore se janë autorë të 6 rasteve të vjedhjes së së banesave dhe të pronës, raste këto të ndodhura muajt e fundit.

Si rezultat janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

Sehat Doci, 22 vjeç, banues në Kamëz - Tiranë ( në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël  lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa).

- Albion Shehu, 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz - Tiranë.

- Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore - Tiranë.

Gjithashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, më datën 06.11.2017, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- Vasil Aruçi, 33 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde nrakotike.

Policia sqaron se “Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi, në bashkepunim me njeri - tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh.,  dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizorë, një shumë lekësh, vegla buqësore dhe ndërtimi”.

Këta  pesona në bashkepunim me njeri- tjetrin dyshohet të jane bashkautore të ngjarjeve të mëposhtëme :

-Te ngjarjes së  ndodhur me datë 07.07.2017 , ku kanë vjedhur   servisin në pronësi të shtetasit  B.O. , në Kamez . 

-Te ngjarjes së ndodhur me date 15.09.2017 ku kanë  vjedhur  banesen  në pronësi të shtetasit Q. D. , , në Paskuqan Nr. 1 . 

-Të ngjarjes , së ndodhur me datë 26.09.2017 ku kanë  vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës  ne pronesi te një kompanie  celulare  ne Bathore.

-Të ngjarjes , ndodhur me datë 24.10.2017, ku kanë vjedhur  banesen  në pronesi të shtetasit A. P, në Bathore   

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura  ku vijon puna  per gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera te vjedhura në keto objekte.

Materialet do ti kalohen per veprime të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale “ Vjedhje e kryer ne bashkepunim ”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, & “ Prodhim dhe shitje narkotikesh” te parashikuar nga neni 283 te Kodit Penal, në ngarkim të personave të ndaluar.

/Ora News.tv/