Policia italiane e qytetit të Riminit ka goditur sot një bandë grabitësish shqiptarë që prej fundit të 2017 e në ditët e para të janarit 2018 kishin ekzekutuar rreth 50-60 grabitje vilash e banesash në territorin e rajonit të Emilia Romanjës.

Të arrestuarit janë 4 shqiptarë të moshës 25-35 vjeç, të gjithë banues në një vilë familjare në komunën e Fanos që ishte dhe baza e kësaj bande si dhe ishin dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Hetimet e operacionit të koduar “Burglar kngs" i drejtuar nga komandanti i grupit operativ të Riminit Tenent Kolonel Antonio Sergi ,zgjatën vetëm dy javë me një epilog të suksesshëm falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, banorë të zonave ku kishte goditur banda e grabitësve.

Të arrestuarit janë përgjegjës të rreth 60 grabitjeve vilash e banesash e vetëm gjatë 3 ditëve të fundit para arrestimit kishin ekzekutuar rreth 20 grabitje në provincat e Riminit, Pesaro-Urbino, Ancona e Modena.

Sipas policisë italiane nga data 30 vjetor e deri më sot ata kishin ndërruar reth 6 automjete të grabitura në zotërim të tyre e shquheshin për shpejtësinë në ekzekutimin e grabitjeve duke qëndruar në banesë vetëm pak minuta.

Në banesën e tyre janë gjetur një pjesë e objekteve të vjedhura, rreth 1 kg monedha ari, e bizhuteri të shtrenjta.

/Ora News.tv/