Goci: Rama u tha studentëve të rrahin pedagogët, se ta bëjë vetë ngjan keq...

Goci: Rama u tha studentëve të rrahin pedagogët, se ta

Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci, ka reaguar lidhur me deklaratat e Ramës kundër pedagogëve në bashkëbisedimin me studentet e Konvikteve të Mjekësisë.

Në një postim në fb, Goci thotë se "Rama u dha si zgjidhje studentëve me rrah pedagogët, se po ta bëjë vëtë ngjan keq.."

Më herët në një takim me një grup tjetër studentësh në sallën e re të rikonstruktuar të studimit te Konviktet e Mjekësisë, Rama tha se një grup studentësh dhe pedagogësh po mbajnë peng dhe po rrezikojnë studentët e tjerë, që sipas tij janë shumica të humbin vitin arsimor për interesa politike.

Rama u tha studentëve se nuk ishte faji i qeverisë për situatën por pedagogët që e kanë kthyer universitetin në një sistem pengmarrjeje dhe madje u shpreh i gatshëm që të jetë ai në ballë të protestës.

Edi Rama: "E pabesueshme. Ju pas protestës që bëtë prapë nuk kuptoni forcën tuaj. Kjo që po ndodh është kërcënim i drejtëpërdrejtë për të humbur vitin. Ju të pranoni që një grusht njerëzish dhe një grusht pedagogësh tju kërcënojnë dhe tju thonë se jeni tradhëtar e të mos mblidheni bashkë për të qëndruar tek dera dhe për të kërkuar llogari deri kur të hapet dera. Shkoni në shtëpi të rektorit sepse merr paga nga 13 borde..Shkoni thoni unë e fitova këtë të drejtë. Dil jashë nga shtëpia hajde më hap .. univiesitet.. qeveria ka marrë vendim për të më dhënë bursën.. 

Sepse ti do të bllokosh universitetin për Saliun, Monikën.. Lulin.

Rama: Faji i pedagogeve

Edi Rama: "Nëse kërkoni tek unë e kërkoni në derën e gabuar.. nuk shkojmë dot në universitet të fusim policinë nëse nuk e kërkon rektori.. rektori me se merret? Unë vij me ju doni të vij dhe unë të hapim derën.. Por ama të rrini tek dera, e jo të thonë por ama.. ne na thonë ju jeni të freshit ju jeni kundër. Më vjen keq, ju shoh si fëmijët e mi por e kam të pamundur tju ndihmoj sepse autonomia është kthyer në një sistem pengmarrje nga Mark Markët dhe Kadri Qorrat.."

Si mund të rrini si pula që prisni që të vijë gjeli nga kryeministria tju shpëtojë?"

EMISIONET