Artisti Ardjan Tragaj është rikthyer me një ekspozitë personale në Durrës, pasi përfaqësoi Shqipërinë në Bienalen e 16-të të artit bashkëkohor në Venecia me veprat “Pushtetari Abuziv” dhe Enigma.

Ai ka zgjedhur ambientet e korpusit Universitar të Durrësit për të prezantuar 16 vepra ku bien në sy tematikat e guximshme që shpeshherë janë bërë edhe objekt debatesh.

Punimet të përmbledhura nën titullin “Gladiatori i Sistemit” tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të Durrësit, pedagogëve, studentëve dhe kritikëve

Ilir Muharremi: "Për mendimin tim ky është një teatër absurd i kohës që rezulton me një mesazh shumë konkret. Është një revoltë e artistit ndaj realitetit të sotëm."

Në pikturat e Ardian Tragajt, shtrembërimi dhe abstragimi përdoren si mjete për të zbuluar kontradiktat e shoqërisë, duke sjellë një sy të vëmendshëm për politikën dhe psikologjinë në punën e tij.

Me tiparet e tyre të ekzagjeruara dhe sytë e kërkimit, subjektet e tij janë shprehje e absurditetit, por kanë edhe një nënshtresë të dhimbjes dhe dëshirës, duke bërë një tërheqje të drejtpërdrejtë ndaj mendimeve dhe emocioneve të shikuesit.

/Ora News.tv/