Luhet sot gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës, me Anglinë dhe Kroacinë që do të tentojnë një biletë për në finalen e madhe. Në prag të kësaj përballjeje, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka pranuar se skuadra e tij përballet me testin më të vështirë gjatë kësaj Kupe Bote.

"Ata do të jenë ekipi më i mirë që ne kemi luajtur në aspektin e asaj që ata janë në gjendje të bëjnë me topin dhe atë që individët e tyre janë të aftë, definitivisht. Për ne si ekip, është një mundësi tjetër për të krijuar një pjesë të vogël të historisë. Duhet të vazhdojmë t'i kapim këto pengesa dhe e di që kemi folur për suksesin e ekipeve të reja, por ky është një nivel shumë më i vështirë dhe shumë më i madh për lojtarët. Sa më shumë prej këtyre testeve mund të arrijmë, aq më mirë, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen".-tha Southgate në konferencën për shtyp.

Anglia dhe Kroacia janë përballur më parë dhe në vitin 2004 në kuadër të fazës kualifikuese të Europianit, në një takim që u mbyll me rezultatin 4-2 në favor të "Tre Luanëve".



/Ora News.tv/