Nga të katër vendet, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në dhjetor kundër njohjes së Jerusalemit nga Uashingtoni si kryeqyteti i Izraelit.

Rumania ishte një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian që të abstenoi në atë votim. Duke bashkuar forcat me Hungarinë dhe Republikën Çeke, Rumania javën e kaluar bllokoi një deklaratë nga të 28 shtetet anëtare të BE-së për të dënuar lëvizjen e ambasadës së SHBA-së, duke thelluar një mosmarrëveshje me presidentin Klaus Iohannis.

Iohannis të martën thirri kryeministren Viorica Dancila për të shpjeguar politikën e qeverisë, duke paralajmëruar se “çdo ndryshim në qëndrimin e ekuilibruar që Rumania ka miratuar deri tani thjesht do të shkaktonte ankth dhe shqetësim”.

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump ka ndezur palestinezët të cilët pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez. Pesëdhjetë e tetë vetë u vranë dhe 2,700 u plagosën ndërsa palestinezët protestuan në gardhin e sigurisë të Izraelit përgjatë kufirit lindor të Gazës dhe forcat izraelite hapën zjarr.

Aljazeera raportoi të martën se të 86 vendet me misione diplomatike në Izrael ishin të ftuara në inaugurimin e ambasadës. Tridhjetë e dy konfirmuan pjesëmarrjen.

/Birn/



/Ora News.tv/