Gjyshi krijon një aksesor për të luajtur Pokémon me 11 telefona

Chen San-yuan është një gjysh taivanez me pasionin për lojën e Pokémon Go i cili  po 'çmend' internetin me krijimin e tij të pazakontë.

Dashuria e tij për lojën Nintendo, është aq e madhe saqë, i vetëm, në moshën 70 vjeçare, ka krijuar një pajisje për të përdorur 11 telefona celularë në të njëjtën kohë ndërkohë që është në këmbë apo kur i jep biçikletës.

Për të, të kapë të gjithë 'monstrat' e aplikacionit, është një lojë fëmijësh! Mjafton të shihni foton e tij të publikuar në Twitter.

Lum ata që kanë një gjysh të tillë!!!

EMISIONET