Gjyqtarja më e lartë akuzon qeverinë për "grusht shteti" ndaj gjyqësorit

Gjyqtarja më e lartë akuzon qeverinë për "grusht

Gjyqtarja më e lartë e Polonisë ka botuar një letër të hapur duke akuzuar qeverinë konservatore për “organizimin e një grushti shteti” kundër gjyqësorit. 

Malgorzata Gersdorf, e cila shërben si Presidente e Parë e Gjykatës së Lartë polake, u shpreh se qeveria po ec përgjatë një humnere ku mund të bjerë mbarë kombi. 

“Po ndodh një grusht shteti kundër një prej strukturave më të rëndësishme të institucioneve shtetërore. E paralajmëroj qeverinë, të mos thyejë kontratën sociale të shkruar në formën e kushtetutës,” shkruhej në letrën e hapur të gjyqtares.

Qeveria polake miratoi disa reforma të debatuara, që sipas kritikëve kërcënojnë sundimin e ligjit në vend. Mes tyre përfshihet edhe caktimi i anëtarëve të këshillit gjyqësor nga politikanët, që interpretohet si një përpjekje e partisë udhëheqëse për të forcuar pushtetin. 

Edhe Bashkimi Europian ndërmori masa disiplinore të paprecedenta ndaj Polonisë për shkak të reformës në drejtësi. Sidoqoftë, anëtarë nga rradhët e Partisë Ligj dhe Drejtësi argumentojnë se qëllimi i këtyre reformave është frenimi i korrupsionit dhe influencës së ish-elitës komuniste të vendit.

EMISIONET