Gjykatësja e Gjykatës së Lartë të SHBA-së, Ruth Bader Ginsburg ka thyer tre brinjë pasi u rrëzua të mërkurën.

Rrëzimi ndodhi në zyrën e saj në Gjykatën e Lartë në Uashington.

Ruth Bader Ginsburg, 85 vjeçe, shkoi menjëherë në shtëpi, por ishte në siklet. Kështu vendosi që mëngjesin e së enjtes të shkojë në Spitalin Universitar të Xhorxh Uashingtonit.

Grafitë treguan se ajo kishte thyer tre brinjë në anën e saj të majtë dhe duhet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve.

/Ora News.tv/