Gjyqtari Hallunaj ishte në Shkodër me të bijën kur mësoi vdekjen e bashkëshortes

Gjyqtari Hallunaj ishte në Shkodër me të bijën kur

Problemet shëndetësore po hetohen nga policia si shkak për vetëvrasjen e 37-vjeçares Enkelejda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj e cila u hodh të enjten (2 gusht) nga kati i pestë i pallatit ku banon në Tiranë.

Viktima me profesion stomatologe, nënë e një vajze, punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal. Ajo ka qenë tek prindërit e saj që jetojnë një kat poshtë apartamentit ku ndodhi ngjarja, kur ka dalë dhe ka shkuar në banesën e saj për të marrë disa ilaçe që duhej ti konsumonte pas drekës.

Pikërisht në këtë kohë, kur ndodhej e vetme në apartamentin e saj në katin e pestë të pallatit rrugën "Nikolla Tupe" në Tiranë, 37-vjeçarja Enkelejda Hallunaj është hedhur nga lartësia duke gjetur vdekjen e menjëhershme në ora 13.15 të së enjtes.

Bazuar në kqyrjen e vendit të ngjarjes, hetuesit e policisë kanë përjashtuar paraprakisht rënien aksidetale duke ngritur pistën e vetëvrasjes për shkak të problemeve shëndetësore si versionin kryesor për vetëflijimin.

Pranë trupit të 37 vjeçares mësohet se janë gjetur edhe disa medikamente mjekësore që viktima  konsumonte. 

Ngjarja rezulton e papritur për të afërmit dhe kolegët e zonjës Hallunaj. 

Të njëjtat burime shtuan se nga grupi i hetimit nuk është arritur të dokumentojnë ndonjë arsye tjetër për aktin e stomatologes përveç problemeve shëndetësore. Bashkëshorti i viktimës,  gjyqtari Dritan Hallunaj i cili më 1 gusht u konfirmua në detyrë duke kaluar me sukses vetingun, ndodhej në Shkodër tek familjarë të tij bashkë me të bijën e mitur, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.  

EMISIONET