Shoqata Kombëtare e Gjyqtareve të Republikës së Shqipërisë ka paditur në Gjykatën Administrative, Këshillin e Ministrave për vendimin që u heq të drejtën për të mbajtur pasaportat diplomatike. Shoqata ka autorizuar dy gjyqtar për të ndjekur çështjen kundër Këshillit të Ministrave, pasi pritet hedhja e shortit dhe më pas data ku do të pritet përballja e tyre me qeverinë.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka paditur Këshillin e Ministrave, duke kërkuar rikthimin e pasaportave diplomatike, të hequra nga ministri Cakaj. Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë dhe pritet hedhja e shorit dhe më pas datat ku pritet përballja e gjyqtarëve me qeverinë.

Shoqata ka autorizuar, Florian Kalanë, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Engert Pëllumbit gjyqtar pranë Gjykatës së Fierit për të ndjekur çështjen kundër Këshillit të Ministrave.

Në këtë kërkesë padi kërkohet që të shpallet paligjshmëria e vendimit të qeverisë, në pjesën ku thuhet se gjyqtarët si subjekte zyrtare kanë të drejtë të pajisjen me pasaportë shërbimi, dhe pjesën ku deklarohet se pasaportat e shërbimit të gjyqtareve të lëshuara para datës 14 qershor 2019 humbin vlefshmërinë më datë 31 dhjetor 2019.

Heqja e pasaportave diplomatike për 350 persona u krye me 9 prill nga ministri në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme. Mes tyre janë ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, dhe shoqëruesve të zyrtarëve.


Lexoni për më shumë: Cakaj: 350 persona mbajnë pasaporta diplomatike në kundërshtim me ligjin


/Ora News.tv/