Gjykimi skandaloz ndaj Interit, Federata Italiane pezullon gjyqtarin Abisso

Gjykimi skandaloz ndaj Interit, Federata Italiane pezullon gjyqtarin Abisso

Arbitri Rosario Abisso është pezulluar me 3 javë nga Serie A, pas performancës së tij të diskutueshme gjatë takimit të së dielës Fiorentina-Inter, e mbyllur me rezultatin 3-3.

Kur po kronometrohej minuta e fundit e takimit, dhe ku kryesonte Interi me rezultatin 3-2, Abisso akordoi 11 metërsh në favor të Fiorentinës, edhe pse sfera goditi në qafë Danilo D'Ambrosio.

Kjo bëri që menaxheri i përgjithshëm i zikaltërve, Beppe Marotta, të akuzojë sicilianin se i ka shkaktuar klubit të tij "dëmtim të pariparueshëm" ku humbi 2 pikë në barazimin 3-3.

Rrjedhimisht, Abisso nuk do të lejohet të gjykojë deri më 24 mars. Për më tepër, ai nuk do të gjykojë asnjë ndeshje të Interit për pjesën e mbetur të sezonit.

EMISIONET