Gjykata liron nga qelia "Stresin"

Gjykata liron nga qelia "Stresin"

Tre ditë pas arrestimit nga policia Gjykata e Tiranës nxori nga paraburgimi, këngëtarin Arkimed Lushaj duke urdhëruar hetimin e tij në gjendje të lirë.

Ishte vetë prokuroria e Tiranës ajo që kërkoi një masë të tillë pasi tha se nga hetimet e kryera nuk ka prova për trafik narkotikësh nga personazhi i njohur me emrin e artit "Stresi". Të njëjtin qëndrim mbajti edhe avokati mbrojtës i të riut duke theksuar se klienti i tij nuk lidhje me drogën e gjetur në lokalin ku u bë edhe arrestimi i tij.

"Stresi" u arrestua tre ditë më parë nga policia e cila tha se ai ishte kapur duke konsumuar kokainë në një lokal të kryeqytetit me disa shokë.

Por gjatë qëndrimit në polici, ashtu edhe prokurorit reperi ka mohuar cdo lidhje me tri akuzat e lidhur ndaj tij për prodhime  shitje narkotikësh, përshatje të ambineteve për të konsumuar narkotikë dhe moskallëzim krimi.

Në seancën e zhvilluar të dielën këngëtari nuk dha asnjë deklaratë në gjykatë, duke preferuar që trupi gjykues ti drejtohej përmes avokatit. Ndërkohë gjatë seancës Stresi është parë teksa bënte batuta me dy persona të tjerë në këndin e personave të arrestuar, teksa është përpjekur të shmangë edhe kontaktin me kamerat.

Stresi është përballur edhe dy herë të tjerë, e cila e ka arrestuar dy herë me akuza se drejtonte makinën në mënyrë të parregullt.

EMISIONET