Gjykata Speciale, Kelmendi: Askush nuk do të kursehet

Gjykata Speciale, Kelmendi: Askush nuk do të kursehet

Gazetari nga Prishtina, Adriatik Kelmendi komenton situatën në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Në një lidhje drejtëpërdrejtë me skajp Kelmendi thotë se Haradinaj ka qenë më i vetmuari këto ditë.

Adriatik Kelmendi: "Ndoshta këto ditë Haradinaj ishte më i vetmuari, përshkak se nuk ishte në marrëdhëniet më të mira as me vetë partnerët e koalicionit, ndërsa opozita ka kohë që nuk po merr pjesë as në punimet e Kuvendit dhe me çdo kusht ka kërkur të shkojë në zgjedhje të reja."

Po Hashim Thaçi a do të thirret për të dëshmuar?

Adriatik Kelmendi: "Duke parë që kanë ardhur ftesa për nivele si Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqi, lë të kuptohet se askush nuk do të kursehet. Mund të pritet që secili që ka pasur një pozitë hirerarkike në UÇK mund të jetë objekt i ftesës nga Gjykata Speciale. Haradinaj nuk ka një akt akuzë por është thirrur të merret në pyetje si një i dyshuar por këto nuk përjashtohen."

A do të ketë zgjedhje më 8 shtator?

Adriatik Kelmendi: "Gjasat janë se edhe nëse ,bëhen zgjedhjet të shkojnë përtej datës 8 shtator, ose së paku gjatë shtatori pasi sipas ligjit të Kosovës zgjedhjet bëhen 30 ditë pas shpërbërjes së Kuvendit. Nëse sot do të merrej vendimi për shpërbërjen e kuvendit kjo do të ishte si datë, por ne ende nuk kemi parë që presidenti të ketë nisur konsultim me subjektet politike dhe në kushtetutë nuk parashihet sa mund të zgjasin këto konsultime. Duke parë që ka pasur një përplasje mes Haradinajt dhe Thacit atëherëmund të ketë një taktizim nga ana e Thaçit prë të blerë kohë. Gjasat që të shkojnë në zgjedhje janë shumë reale. "

A ka gjasa që LDK të hyjë në koalicion parazgjedhor me PDK?

Adriatik Kelmendi: "Nuk e besoj. Nuk e përjashtoj por ka pak gjasa të ndodh. Duhet parë cili është fuqia e vërtetë e lëvizjes "Vetëvendosje".

EMISIONET