Shkodër, gjyqtarja lë në burg tutorin e prostitutave dhe më pas jep dorëheqjen

Shkodër, gjyqtarja lë në burg tutorin e prostitutave dhe më

Pa praninë e mediave dhe familjarëve, u zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të Frederik Totës, i arrestuar në nëntor të këtij viti gjatë operacionit policor të koduar “Balerinat”.

Pas afro 30 minutash seancë, ku Tota dhe avokati i tij Ilir Golemi kanë rrëzuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe kanë kërkuar lenien e qelive të burgimit, në momentin e terheqjes për marrjen e vendimit, kryesuesja e trupës gjykuese Izabela Radovani ka surprizuar me vendimin.

Ajo ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, duke e argumentuar me arsye personale, ç’ka do të bëjë që Tota të rikthehet sërish në shkallën e parë në një tjetër datë, pasi të caktohet gjykatësi i ri.

Në dalje vëllai i tij, Viliam Tota ka lëshuar një lumë akuzash ndaj sistemit të drejtësisë dhe policisë së shtetit.

Tota mohoi akuzat që rëndojnë mbi të vëllanë dhe e quajti absurd vendimin e prokurorisë për t’i bllokuar shtëpinë e biznesin. Familjarët po detyrohen të flenë tek të afërmit, pasi nuk kanë shtëpi tjeter.

Operacioni Forca e Ligjit vuri në pranga 50 vjeçarin Tota, 41 vjeçarin Kastriot Musa, si dhe 5 vajza të cilat dyshohej se ushtronin prostitucionin në lokalin e këtij të fundit. Bashkë me arrestimet u bllokuan edhe lokali i Totes, automjete, sende personale dhe para.

Operacioni "Forca e Ligjit"

Tota, i cili mbante dy emra  ishte organizatori i  grupit prej shtatë personash të cilë u arrestuan për shfrytëzim prostitucioni.  Grupi u godit në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit” në datën 18 nëntor.

Në pranga u vunë  7 persona, 2 organizatoret dhe 5  femra që ushtronin prostitucion. Operacioni i koduar “Balerina” u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit.

Rinard (Frederik) Tota akuzohet se shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni lokalin e tij “Tata” në Shkodër i cili u sekuestrua në kuadër të aksionit së bashku me dy automjete, një pistoletë dhe bizhuteri të llojeve të ndryshme

Të arrestuarit

- Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

- Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

- A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

- A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

- A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

- A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

EMISIONET