Tre vite burg dhe rreth 622 mijë euro gjobë. Ky është vendimi i gjykatës së provincës së Madridit për ish-presidentin e Real Madridit, Lorenzo Sanz.

75 vjeçari akuzohet për mashtrimin me dashje,  pasi dyshohet se nuk ka paguar rreth gjashtë milionë euro te autoritetet tatimore spanjolle përgjatë viteve 2008 dhe 2009.

Gjobës nuk i ka shpëtuar as gruaja e tij, që do të paguajë rreth 622,411 euro. Sanz ishte president i Realit të Madridit midis viteve 1995 dhe 2000.

/Ora News.tv/