Gjykata jep masë sekuestro, por në ndërtimin pa leje ende punohet

Qytetarët ankohen shpesh herë se përballen me vendime të padrejta në gjykatë, por rasti që do ju sjellë Ora News, është se si një vendim gjykate nuk vihet në zbatim nga prokuroria. Bëhet fjalë për vendimin e datës 16 prill që urdhëron sekuestro preventive për një ndërtim 9 katësh që ka mbirë në bulevardin kryesor të Shëngjinit dhe që sipas vendimit duhet të ishte rrethuar për të mos lejuar vijimin e punimeve. Gjykata ka vërtetuar se ndërtimi po bëhej mbi një leje të falsifikuar dhe si e tillë duhet të sekuestrohej. Por pamjet  tregojnë qartë që prokuroria e Lezhës nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës dhe ka lejuar madje vijimin e punimeve.

Ky që po shihni është vendimi i gjykatës Lezhë mbi sekuestrimin e një ndërtimi në zonën qendrore të plazhit të Shëngjinit me kërkesë të prokurorisë së Lezhës për falsifikim  të lejes së ndërtimit për një objekt  9 katësh.  Bëhet fjalë për këtë ndërtim në emër të  shoqërisë "Kalaja Impex shpk" që ka mbirë krejt papritur dhe sipas gjykatës në mënyrë abusive në bulevardin Willson në Shëngjin.  

Por pavarësisht vendimit që mban datën 16 .04 2018 që mban firmën e gjyqtarit Ilir Përdeda i cili ka vendosur sekuestro prevendive mbi objektin e shoqërisë Kalaja Impex, pra për këtë ndërtes vendimi jo  vetëm që nuk është zbatuar por aty po lejohet të kryhen ende punime sic tregojën edhe këto pamje.  Ora News ka mësuar se këtë të premte në objektin që duhet të ishte në sekuestro ka mbëritur edhe policia pas një telefonate nga një qytetar, por pavarësisht  kësaj sic duket punimet vijojnë.

Prokuroria  e Lezhës  ka regjistruar kallëzimin e bërë  për fallsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre në muajin shkurt të këtij viti për ndërtimin që sic u faktua nuk kishte ruajtur distancën urbanistike duke u ndërtuar kështu në mënyrë të paligjshme ose në shkelje të rëndë të lejes.  Sipas vendimit policia gjyqësore ka verifikuar dokumentacionet e dorëzuara nga shtetasit Astrit Nimani në lidhje me lejen e lëshuar nga KRRT Shëngjin dhe e rinovuar nga bashkia Lezhë në 24 janar të këtij viti.

Sipas ekspertizës ka rezultuar se leja  e ndërtimit, shesh ndërtimi,  dhe  studimi pjesor urbanistik janë fallsifikuar   përmes metodës së imitimit. Në bazë të praktikës pas vendimit të gjykatës për rastet e sekeustros që është e parashikuar edhe në vendim ngarkohet oficeri i policisë gjyqësore Alfred Gjoka dhe  zyra përmbarimore Lezhë për të zbatuar vendimin, pra për të ndaluar punimet në kantier. Por  fakti që në këtë objekt  vijon të ndërtohet tregon që vendimet e gjykatave mbeten vetëm në letër ndërkohë që ato duhet të zbatohen pavarësisht faktit se subjekti I atakuar mund të ketë të drejtë ta coj vendimin në Apel. Kjo bëhet edhe më e rëndë kur po flitet kaq shumë për procesin e vettingut për njerëzit që duhet të japin drejtësi që janë gjykatësit dhe prokurorët dhe në këtë rast është prokuroria ajo që nuk e zbaton një vendim të gjykatës.

EMISIONET