Gjykata i lë në burg, të pandehurit pranojnë autorësinë: Po, grabitëm argjendarinë

Gjykata i lë në burg, të pandehurit pranojnë

Nuk e kanë fshehur dhe përpara trupës gjykuese ku u njohën me masën e sigurisë, atë të “arrestit me burg” deri në mbyllje hetimeve, dy autorët e vjedhjes së argjendarisë në zonën e dollarit, e kanë pranuar autorësinë.

“Po e bëmë ne vjedhjen e argjendarisë duke thyer me forcë qepenin pasi e goditëm me automjet, e më pas morëm bizhuteritë”, mësohet të kenë thënë në gjyq 23 vjeçari Françesko Vukaj, banues në fshatin Rrenc dhe bashkëpunëtori i tij Iraldo Filipi, 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan, Shkodër.

Por përveç faktit se ato kanë kryer vjedhjen dhe bizhutë i kanë shitur në kryeqytet, nuk kanë dhënë të tjera detaje sa i përket çmimit që ato i kanë tregtuar.

Për këtë arsye policia bëjnë me dije burimet në fjalë, ka nisur hetimet duke kryer një kontroll në disa prej argjendarive të kryeqytetit, me qëllim gjetjen e bizhuve dhe ndalimin e tregtimit të tyre tek persona të tretë, pasi ato janë të identifikueshme përmes kodeve dhe faturave që argjendaria në Shkoder i ka blerë.

Një pjesë e tyre janë rimarrë dhe kthyer tek personi në fjalë, por ende jo sasia e plotë.

Prokuroria në seancën gjyqësore si provë materiale i paraqiti gjykatës pamjet filmike me të gjitha veprimet e kryera prej dy shtetasve në fjalë, si dhe shenjat e gishtërinjve të marra në automjet dhe brenda argjendarise, kur kanë kryer vjedhjen.

Të gjendur përballë fakteve të pakundërshtueshme, ata pranuar autorësinë, çka i hap rrugë palës mbrojtëse në këtë rast për të kërkuar më pas masë lehtësusese në gjykimin përfundimtar të tyre.

Në pamjet e bëra publike pak ditë më parë nga policia shiheshin qartë veprimet e dy autoreve të cilët do të përgjigjen për akuzat e “Vjedhjes, e kryer në bashkëpunim” e “Shkatërrimi i pronës”.


EMISIONET