Gjykata gjermane: “Kuwait Airways” nuk mund të transportojë shtetas izraelitë

Gjykata gjermane: “Kuwait Airways” nuk mund të

Një gjykatë gjermane ka vendosur që “Kuwait Airways” nuk e ka detyrim të transportojë një pasagjer izraelit - pasi transportuesi do të kishte hasur në pasoja ligjore në vendin e tij, nëse do të kishte ofruar një shërbim të tillë.

Vendimi i dhënë të enjten nga një gjykatë e Frankfurtit, vuri në dukje se linja ajrore kombëtare e Kuvajtit nuk lejohet të ketë lidhje të ngushta me shtetas izraelitë për shkak të një ligji të vitit 1964, i cili ndalon marrëveshjet midis dy vendeve, ndërsa Kuvajti nuk e njeh Izraelin si shtet.

Një qytetar izraelit, i identifikuar vetëm si Adar M, kishte rezervuar një fluturim nga Frankfurti në Bangkok me një ndalesë në kryeqytetin e vendit, Kuwait City. Kur u zbulua se udhëtari do të udhëtonte me një pasaportë izraelite, linja ajrore anuloi rezervimin e tij dhe i ofroi mundësinë e riaplikimit për biletë tek në linjë tjetër ajrore.

Pasagjeri refuzoi dhe më pas paditi linjën ajrore për diskriminim. Gjykata e hodhi poshtë këtë pohim, duke thënë se ligji gjerman mbulon diskriminimin e bazuar në racën, përkatësinë etnike ose fetare, por jo kombësinë, sipas Die Welt.

EMISIONET