Gjykata e Tiranës ka konfirmuar mandatin e Erion Velisë si kryebashkiak i Tiranës. Ky është mandati i dytë i Veliajt për drejtimin e kryeqytetit.

Pas betimit në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj nis edhe zyrtarisht rrugëtimin si kryebashkiak për katër vitet e ardhshme.

Pritet që brenda kësaj jave, gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë punën normalisht.

Veliaj kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj. 

Ai rezultoi fitues me 152.230 vota kundrejt 9.364 që mori kundërshtari i tij.

/Ora News.tv/