Gjykata e Tiranës i kthen padinë, Panucci 20 ditë kohë për të paditur sërish Nishanin

Gjykata e Tiranës i kthen padinë, Panucci 20 ditë kohë

Gjykata e Tiranës ka kthyer padinë e trajnerit të kombëtares së futbollit, Kristian Panuçi, që i drejtohet ish-presidentit të republikës Bujar Nishani.

Anila Karanxha, gjyqtarja e çështjes, ka argumentuar se padia ku kërkohej 100 mijë euro dëmshpërblim, kishte të meta në formulimin e saj, mangësi të cilat duhet të plotësohen brenda 20 ditësh.

Nëse ky afakt nuk respektohet atëherë padia do të cilësohet e rrëzuar. Mbetet për tu parë nëse avokatët e Panuçit do të reagojnë për këtë betejë me Nishanin. Trajneri i kombëtares paditi ish-presidentin për shkak se ky i fundit ishte shprehur pas humbjes me Kosovës duke e quajtur Panuçin: “Sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur.”

Christian Panucci padit në gjykatë Bujar Nishanin, kërkon 100 mijë euro






EMISIONET