Gjykata e Lartë me 3 gjyqtarë, në pritje janë 31 mijë dosje

Gjykata e Lartë me 3 gjyqtarë, në pritje janë 31 mijë

Gjykata e Larta ka ngritur shqetësimin e ngarkesës së dosjeve, ndërkohë që në përbërje ka vetëm tre gjyqtarë.

Në një njoftim, Gjykata e Lartë thotë se vetëm ditën e enjte  trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla.

Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë është rreth 31.000.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2019 bëjmë me dijë se, në Gjykatën e Lartë, megjithëse në përbërje vetëm me tre gjyqtarë, vazhdon shqyrtimi i dosjeve gjyqësore të regjistruara, përfshirë këtu edhe çështje të themelit.

Për shkak të situatës së krijuar me të cilën përballet sot kjo gjykatë, përparësi i është dhënë shqyrtimit të çështjeve më urgjente ma natyrë civile, administrative dhe panale. Vetëm ditën e enjte, datë 28.03.2019, trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla. Ndërkaq edhe këshilltarët e mbetur (aktualisht 9), vazhdojnë studimin e dosjeve dhe hartimin e relacioneve përkatëse, bazuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë, për periudhën e siperpërmendur, është rreth 31.000, prej të cilave 16.000 dosje civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 dosje penale.

EMISIONET