Gjykata e Lartë amerikane "bekon" vendimin e Trump për 7 vendet myslimane

Gjykata e Lartë amerikane "bekon" vendimin e Trump për 7

Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur pro vendimit të administratës së Trump për ndalimin e udhëtimit që ka imponuar për 7 kombe me shumicë myslimane.

Në një vendim 5-4, shumica konservatore e organit më të lartë gjyqësor mori vendimin përfundimtar për një nga vendimet që ka shkaktuar polemika të shumta të presidencës aktuale.

Ndalimi me vendim presidencial  u miratua në shtator 2017 nga Donald Trump, vendim i cili vinte nga dy versione të mëparshme në janar dhe mars 2017, të cilët u kundërshtuan dhe u bllokuan nga disa gjykata amerikane më të ulëta.

Ndalimi i udhëtimit në SHBA nga vendet që konsiderohet si kërcënim terrorist nën administrimin e Obamës ishte një nga premtimet kryesore të fushatës Trump. Kritikët e shohin kufizimin si anti-musliman dhe bazohen në një vlerësim të rremë të kërcënimit.

Versioni i tanishëm i ndalimit ka qenë në fuqi që nga dhjetori dhe përfshin Iranin, Libinë, Sirinë, Jemenin, Somalinë dhe Korenë e Veriut dhe disa njerëz nga Venezuela. Çad ishte në listën fillestare, por u hoq më vonë nga lista.

EMISIONET