Marko Gjuriç, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se Serbia do të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Gjuriç thotë se nuk ka shpresa se do të ndëshkohen krimet e luftës, raportojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

‘Në qoftë se ata donin për të ndëshkuar këta njerëz, ata nuk do duhej të mbaheshin në pushtet”, ka thënë Gjuriç.

“Nëse duan ta bëjnë këtë, unë mendoj se ata do të kenë motive të caktuara politike, por mendoj se nuk duhet të shpresojmë shumë”, theksoi me tutje Gjuriç.

Duke folur për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e Kuintit, ai tha se Serbia nuk do ta pranojë asnjëherë pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk duhet të kemi ndonjë dyshim, ata pajtohen se Kosova është një shtet i pavarur për ta. Serbia është për diskutim dhe kompromis, por nuk do të pranojë vendosjen e njëanshme dhe se askush nuk duhet të ketë dilema për këtë”, ka shtuar Gjuriç./Indeksonline/

/Ora News.tv/