Pavarësisht nga gjuha e ashpër e Presidentit Donald Trump mbi tregtinë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Vietnam, udhëheqësit ndërkombëtarë të biznesit thonë se janë të kënaqur nga perspektivat për bashkëpunim më të gjerë mes 21 vendeve anëtare të APEC. Shumë besojnë se forumi vjetor i udhëheqësve ekonomikë, i krijuar rreth 30 vjet më parë, do të bëhet më me ndikim në të ardhmen dhe të çojë drejt shkëmbimesh tregtare më të shumta dhe më të balancuara mes Lindjes dhe Perëndimit.

Pas vitesh të atyre që i quajti qasje të padrejta në treg, politika grabitqare dhe manipulime monetare, Presidenti Donald Trump u tha udhëheqësve të mbledhur në Vietnam se ato ditë kanë marrë fund.

“Ne nuk mund të tolerojmë më këto abuzime kronike tregatre dhe nuk do të tolerojmë.”

Disa udhëheqës të biznesit, megjithatë janë optimistë se vlerësimi i ashpër i presidentit ku ai veçoi Kinën si shkelësin më të rëndë të tregtisë, mund të rrisë bashkëpunimin mes dy fuqive ekonomike, jo ta pakësojë atë.Brian Peck është me këshillin rajonal të eksportit në Los Angeles.

“Ekonomikisht, do të ketë konkurencë të ndryshme mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në tregje të ndryshme. Por mund të ndërtojmë një model që unë e quaj “bashkëjetesë bashkëpunimi” ku secili vend pranon faktin se secili është fuqi ekonomike, pra kemi fushën e bashkëpunimit dhe atë të konkurrencës.”

Kritikët thonë se nuk do të jetë e lehtë që të kapërcehet ndarja që e ka lënë Amerikën në anën e të humburit në defiçitin 347 miliard dollarësh me Kinën. Por Matt Goodman, ish këshilltar i APEC nën Presidentin Barack Obama, thotë se ka arsye për të qënë optimist.

“Është e lehtë të jesh cinik për këto gjëra. Presidenti kaloi oqeanin për të biseduar me udhëheqës të tjerë të botës për disa ditë me radhë. Mendoj se është e rendësishme se është një nga shanset e rralla që presidenti i Shteteve të Bashkuara të angazhohet me homologët e tij.”

Pavarësisht vendimit tejet të kritikuar të presidentin për largimin nga Marrëveshja e Partnerititet të Trans-Paqësorit, që përbëhet nga 12 vende, disa thonë se bashkëpunimi më i madh mes dy ekonomive më të mëdha të botës mund të çojë në shkëmbime tregtare më të gjera mes Lindjes dhe Perëndimit në të ardhmen. Jim McLaughlin është me Dhomën Amerikano-Meksikane të Tregtisë.

“Shekulli i kaluar ishte shumë i vështirë. Por shekulli 21 ka qënë deri tani mjaft paqësor. Me një udhëheqje pozitive të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara sëbashku, mund të jetë një shekull shumë pozitiv jo vetëm për Paqësorin por për botën.”

Mes 21 vendeve të APEC përfshihen ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë. Sëbashku ato përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të brendëshëm bruto të botës dhe pothuajse gjysmën e tregtisë botërore.

/Nga Mil Arcega, Voa/


/Ora News.tv/