Gjuetia 25 vjeçare e thesarit në Francë për një buf të artë

Gjuetia 25 vjeçare e thesarit në Francë për një buf

Diku në Francë gjendet e varrosur një statujë e vogël prej bronzi e një bufi në fluturim.

Kushdo që e gjen, premtohet jo vetëm çmimi i skulpturës origjinale të bërë prej ari dhe argjendi, por do mbahet mend edhe si fitues i gjuetisë më të gjatë të thesarit në botë.

Sur La Trace de La Chouette d'Or (Gjuetia për një buf të artë) ishte një libër i ilustruar për herë të parë i botuar në vitin 1993, pak pasi autori i saj Max Valentin kishte fshehur skulpturën në një vend në Francë, që e di vetëm ai.

Në atë kohë kishte një modë për kërkimet e thesarit të frymëzuara nga maskat më të shitura të Mbretërisë së Bashkuar (të cilat njihen me emrin Masquerade), në të cilën artist Kit Williams paraqiste një seri të dhënash komplekse vizuale për gjetjen e një lepuri të artë.

Por, ndërsa të gjitha gjëegjëzat e  tjera, duke përfshirë 'Masquerade', u zgjidhën përfundimisht, bufi francez është ende i fshehur. Dhe, çuditërisht, njerëzit janë ende në kërkim.

Një e katërta e shekullit, mijëra kërkues vazhdojnë të studiojnë mbi 11 enigmat e librit, të cilat mund të shkarkohen falas në internet. Ata shkëmbejnë teori në forume, chat dhe takohen në mbledhjet vjetore.

Ekziston edhe një shoqatë e krijuar për të mbrojtur interesat e tyre në gjykatë.

EMISIONET