"Gju më gju" E reja i ankohet Ramës: Kam mbaruar për IT më ofrojnë punë si menaxher shitjesh

"Gju më gju" E reja i ankohet Ramës: Kam mbaruar për IT

"Gju më gju të qajmë hallet" Turi i llogaridhënies publike ndërmarrë nga qeveria është kthyer si i tillë dhe sot ishte në Lushnje. 

Të shumtë janë qytetarët të cilët i drejtohen kryeministrit për të zgjidhur hallet e tyre personale.

Deputetët dhe ministrat janë angazhuar për të punësuar sa më shumë qytetarë që janë regjistruar në zyrat e punësimit.

Në pamundësi të punësimit në shtet të të gjithëve një mënyrë është punësimi në privat. Mirëpo deputetët ankohen se dhe kur i gjejnë punë një qytetari në një biznes privat, ky i fundit largohet pas dy tre javësh me dëshirën e tij.

Por atë që nuk e thotë deputeti dhe kryeministri e thonë qytetarët, ata të cilët u duhet të përballen me problemet e brendshme në një subjet privat: Që janë oraret e gjata, pagesa e ulët, mos pagesa e sigurimeve shoqërore.


Bashkim Fino: Ka një hezitim për hir të së vërtetës të cilët kur ne i ofrojmë vend pune tek një biznes privat sipas profesionit që ata kanë në përgjithësi e pranojnë me vështirësi, rrinë dy-tre javë dhe na ndodh që largohen me dëshirën e tyre. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që nuk mund të rregullohet me një administratë të bashkisë apo qeverisë.

Qytetarja: "Ka ardhur momenti për të parë politikat e brendshme se çfarë ofron biznesi privat, qoftë për pjesën e pagesës dhe të orareve të zgjatura.  Personat detyrohen të largohen

Edi Rama: Jemi të vetëdijshëm për problematikat që kanë të bëjnë për marrëdhëniet e punëdhënësit dhe punëmarrësit në sektorin privat. Kërkojnë adresim konkret. Nuk është e thjeshtë por hap pas hapi ka përmirësime. Po të krahasojmë si trajtoheshin e çfarë kushtesh kishin punonjësit e manifakturës me sot është ndryshim i madh, por nëse do ta gjykojmë të sotmen me sytë e të ardhmes ka probleme që duhen adresuar. Kjo është sfidë për ne.

Anisa Çela është një studente që sapo ka përfunduar studimet, bachelor dhe master në degën Informatikë ekonomike.

Ajo tregon sesi ka kontaktuar me deputetin për tu punësuar, dhe ky i fundit i ka dhënë shumë garanci.

Por e vetmja ofertë punësimi që i janë drejtuar asaj është menaxher shitjesh të cilën vetë ajo thotë se nuk i plotëson kriteret e këtij pozicioni pune.

Anisa Çela: "Me këtë nxitjen e punësimit unë patjetër do punësohem si IT por deri tani nuk kam asgjë të sigurtë" i drejtohet ajo kryeministrit, duke shtuar se për tu punësuar si IT në kompani të mëdha, kërkohen trajnime dhe çertifikime të cilat janë të pamundura për tu përballur.

Kryeministri i i tregon sesi kishte parë një emision në Itali, ku për 5 vende të lira në infermieri konkuronin  mbi 3 mijë kandidatë. Një emision kushtuar punësimit të të rinjve në sektorët ku ata kanë studiuar.

Edi Rama: "Patjetër që ju keni të drejtë por në këtë sistem që kemi zgjedhur nuk ekziston një lidhje imediate që ke mbaruar studimet në këtë degë dhe do të punësohem në atë degë dhe ashtu siç dua unë

Nëse do të pyesni njerëz që punojnë si kamarierë në Londër, apo Paris, do të gjeni mes tyre inxhinierë, financierë, artistë, njerëz që kanë mbaruar shkollën dhe njerëz që mbas disa vitesh një pjesë e tyre patjetër që hyjnë në karrierë e bëjnë karrierë. Dua të them që ndërkohë që pret punën që aspiron  nuk mund të rrish pa punë. Menaxher shitjesh? Po patjetër, ndërkohë që pret të të jepet mundësia për punën që ti aspiron. Më mirë në shtëpi duke pritur e duke jetuar me të ardhurat e prindërve apo në punë? Aty ajo që është. Kjo ndodh kudo.

Certifikatat dhe trajnimet që duan kompanitë private nuk i garantoni dot? Po si do i garantoni? Fazat historike ku kompanitë ngrihen nga vëllai, tezja ka mbaruar. Më mirë menaxher shitjesh dhe me paratë që fiton aq sa janë të paguash çertifikimin apo në pritje që të vijë deputeti dhe të zgjidhë problemin?! Aq më tepër kur në një sektor si i juaji, ku ka dhe një mundësi tjetër. Mundësia e krijimit të punës vetë, pa dalë nga shtëpia, atje në kompjuter. Aktualisht po e bëjnë gjithnjë e më shumë të rinj në Shqipëri."

EMISIONET