Gjosha: Ministrat e rinj, manekina të Kryeministrit

Gjosha: Ministrat e rinj, manekina të Kryeministrit

Ndryshimet në qeveri kanë nxjerrë në pah faktin se kryeministri Edi Rama I trajton ministrat si manekina. Ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha në një intervistë për Ora News se Rama kërkon të kapë të gjitha institucionet madje edhe në diplomaci.

Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha mendon se Kryeministri Rama kërkon të marrë vetë drejtimin e çdo sektori, duke i trajtuar ministrat si manekina.

Edhe në cilësinë e ish-Ministres së integrimit Klajda Gjosha në një intervistë për Ora News analizoi ndryshimet e fundit në qeveri, të bëra pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

Gjosha: Me një njeri që mundohet të jetë vetë kryeministër, ministër. Ndjej keqardhje edhe për lëvizjen e ministrave duke menduar që janë thjesht manikina dhe kjo nuk i bën mirë një vendi që synon të jetë pjesë e BE, apo të çelë negociatat.

Sipas ish-ministres së Integrimit Klajda Gjosha si largimi i Bushatit dhe i homologut të tij Kotzias do të ndikojnë edhe në frymën e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjosha: Ndryshimi i ministrave të jashtëm, patjetër që mund të sjellë politika të reja dhe ne do të duhet të shohim në ditët në vijim sesi do të vijojë me marrëveshjet e mbartura.

Presidenti Meta ende nuk e ka dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e Ministrit të ri dhe për këtë ministrja thotë se kreu i Shtetit duhet të marrë kohën e duhur.

EMISIONET